Një ish-nazist 94-vjeçar që jeton në Amerikë për mbi 60 vjet, do të deportohet në Gjermani pas një vendimi nga një gjykatës i imigracionit në Tenesi, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Friedrich Karl Berger nga Gjermania, i cili punonte roje në një kamp përqendrimi afër Meppen, Gjermani në vitin 1945, u urdhërua më 28 shkurt të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti i Drejtësisë në SHBA, kryesisht Prokuroria Speciale, filluan hetimin e Bergerit në vitin 2017.
Gjykatësi i imigracionit në Memphis në gjyqin dyditor të Bergerit, ka deklaruar se të burgosurit që ruheshin nga ish-nazistët, iu nënshtruan kushteve barbare dhe u detyruan të punojnë.
Berger gjithashtu akuzohet që ruante një evakuim të detyruar në kampin kryesor, që la të vdekur 70 të burgosur.
94-vjeçari i cili u transferua në SHBA në vitin 1959, ende mbahet me një pension nga Gjermania, ndërsa së fundmi kishte jetuar në Tenesi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...