PD kërkon kohë të shtyhet mbledhja e reformës

09:29 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Është shtyrë mbledhja e parashikuar për ditën e sotme e tryezës së reformës zgjedhore, PD ka kërkuar kohë për çështjen e ndryshimit të sistemit.

Sikurse ishte lajmëruar, ditën e sotme do të zhvillohej tryeza e Reformës Zgjedhore në rend dite: diskutim mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

Me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, mbledhja e sotme është shtyrë për ditën e hënë, ora 10:00, me po të njëjtin rend dite.

Deri ditën e hënë pritet që opozita jashtëparlamentare të sjellë dhe propozimet e saja për çështjen e administratës zgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme