Ndotja e ajrit shkurton jetën për rreth tre vjet dhe shkakton 8.8 milionë vdekje të parakohshme, kanë deklaruar shkencëtarët.
Heqja e molekulave toksike që bllokon mushkëritë, të cilat vijnë nga djegia e naftës, gazit dhe qymyrit do të thotë një vit jetë më shumë, thuhet në punimin e publikuar , në revistën Cardiovaskulare Research, transmeton portal arbresh.info
“Ndotja e ajrit përbën një rrezik të lartë të për shëndetin publik, madje është më e rrezikshme se pirja e duhanit, alkooli, malaria ose Sida”, tha autori kryesor i studimit Josh Lyleveld nga Instituti Max Plank në Mainz.
Në krahasim me faktorët tjerë, ndotja e ajrit vret 19 herë më shumë njerëz çdo vit sesa malarja, nëntë herë më shumë se HIV / AIDS dhe tre herë më shumë njerëz sesa alkooli, zbuloi studimi.
LEXO EDHE: Ushqimet që i pastrojnë mushkëritë dhe mundësojnë frymëmarrje më të mirë
Sëmundjet e zemrës dhe sulmi në zemër janë përgjegjës për gati gjysmën e vdekjeve, ndërsa sëmundjet e mushkërive dhe sëmundje të tjera jo të transmetueshme si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut përbëjnë shumicën e pjesës tjetër të këtyre vdekjeve.
Vetëm gjashtë përqind e vdekshmërisë së parakohshme është për shkak të kancerit të mushkërive që vjen nga ajri i ndotur.
Regjionet më të goditura nga ndotja e ajrit janë Azia, ku jetëgjatësia mesatarë është ulur në 4.1 vjet në Kinë, 3.9 vjet në Indi dhe 3.8 vjet në Pakistan. Në Afrikë, jetëgjatësia është më e shkurtër nga 3.1 vjet dhe në disa pjesë nga 4.5 në 7.3 vjet./arbresh.info/
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...