Një nga çështjet ku KEDS/KESCO kanë arritur progres të jashtëzakonshëm është çështja e kënaqshmërisë së konsumatorëve.
Kështu është shprehur në një përgjigje për arbresh.info, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala.
Sipas tij ankesat e konsumatorëve kanë shënuar rënie drastike nga viti në vit.
“Gjashtë vjet nga koha e privatizimit të dhënat janë inkurajuese. Ankesat e konsumatorëve kanë shënuar rënie drastike nga viti në vit. Nga viti 2013 deri në vitin 2019 ankesat kanë rënë, duke u shënuar në vitin 2019 trefish ankesa më pak sesa kur nisën operimet. Pra, në vitin 2019 norma e ankesave është dukshëm më e ulët se e kompanive simotra në rajon. Shprehimisht, nga numri total i ankesave vjetore del se numri i ankesave është në nivelin e 1.13 për qind te konsumatorëve tanë.”, është përgjigjur Buzhala.
Sipas tij përgjatë viteve 2013-2019 numri i ankesave në KESCO ka pësuar zvogëlim prej 69 përqind dhe kjo e gjitha falë punës së madhe nga ana e KEDS.
“Numri i ankesave te regjistruar në KESCO ka pësuar zvogëlim te konsiderueshëm përgjatë viteve 2013-2019 respektivisht duke shënuar një zvogëlim prej 69%. Natyrisht këto ankesa nuk kanë rënë vetvetiu, por falë punës së madhe, investimeve të vazhdueshme dhe adresimit të secilës problematikë që e kishte trashëguar KEDS/KESCO”, është shprehur ai.
Buazhala tutje thotë se investimet e KEDS në gjithë Kosovën janë ndër indikatorët kryesorë të përmirësimit dhe rritjes së kënaqshmërisë së konsumatorëve.
Ai ka përmendur edhe projekte tjera të cilat kanë luajtur rol në këtë drejtim.
“Pra, investimet e realizuara nga KEDS përgjatë viteve 2013-2019 anembanë Kosovës janë ndër indikatorët kryesorë të përmirësimit dhe rritjes së kënaqshmërisë së konsumatorëve me shërbimet e KEDS/KESCO. Kësaj i kanë ndihmuar edhe procese tjera, si digjitalizimi i rrjetit dhe krijimi i një sistemi shpërndarës inovativ, krijim Qendrës Moderne te Thirrjes përmes teknologjisë se avancuar, lansimi aplikacionit mobil “eKesco” dhe shume projekte te tjera”, thotë Buzhala.
Në fund, zëdhënësi i KEDS shton se KEDS/KESCO është e përkushtuar dhe se është duke punuar me dedikim të madh për zgjidhur të gjitha ankesat dhe kërkesat e konsumatorëve në mënyrë efikase dhe ekspeditive./arbresh.info/R.Rexhepi
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë