Arta Nitaj ka një porosi për “hejterat” e saj

21:47 | 5 Mars 2020
A. B.

Arta Nitaj kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë dhe jo më kot.

Javën e kaluar, bukuroshja nga Peja u përfol tejet shumë për shkak të publikimit të një fotografie, ku thuhej se ajo është shoqëruese në një klub nate në Dubai, gjë të cilën ajo e hodhi poshtë me një reagim të bërë në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Së fundi, ajo ka publikuar një video në InstaStory, në të cilën shfaqet duke ushtruar në palestër dhe la një porosi.

“Ushtroni ma shume, hani *** ma pak”, janë fjalët e saj.

Arta përkujdeset mjaft shumë për fizikun e saj dhe me këtë rast ka arritur një rezultat të tillë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme