Dua Lipa rrëmben çmim të rëndësishëm në “Global Awards”

21:24 | 5 Mars 2020
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, po vazhdon të pushtojë tregun botëror me projekte të suksesshme.

Sonte po mbahet eventi më i madh muzikor “Global Awards” në Londër, e nuk mungojnë nominimet e artistëve shqiptarë që gëzojnë famë ndërkombëtare, shkruan portali arbresh.info

Edhe Dua Lipa, e cila ishte e nominuar në tri kategori, ka fituar çmimin e parë.

Kategoria “Best British Act”, ku ishte në garë me Ed sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.

Dua Lipa është e nominuar edhe në kategoritë “Best Female” dhe “Best Pop”.

Ajo është duke punuar fort për albumin e saj të ri, që është konfirmuar se do të publikohet më 3 prill.

Deri më tani, artistja me prejardhje shqiptare ka publikuar disa këngë të këtij albumi, të cilat janë pritur mirë nga fansat. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme