Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit akuzoi SHBA-në se ka krijuar koronavirusin dhe se përhapja e tij nuk është asgjë tjetër veçse një sulm biologjik për të dëmtuar vendin e tij dhe Kinën.
Hossein Salami tha se sëmundja ka sjellë vuajtje te shtetasit iranianë dhe se kjo është pjesë e një plani pushtimi i SHBA-së.
“Ne do të fitojmë në betejën ndaj koronavirusit, që mund të jetë rezultat i pushtimit biologjik amerikan, që në fillim u përhap në Kinë, pastaj Iran e pastaj në shtete e tjera”, tha ai duke shtuar “Sot vendi ynë është i angazhuar në një betejë biologjike. Ne do të fitojmë”.
Numri i të vdekurve në Iran ka shkuar në 107 persona, ndërkohë ka sipas disa mediave numri i viktimave është ulur qëllimit nga qeveria e vendit dhe se mund të jetë më i madh.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...