Këngëtarja Kida është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila po vepron si artiste e lirë, nuk heziton të shfaq edhe anën tjetër të saj – ekstravagancën, shkruan portali arbresh.info
Por së fundi, Kida përmes një postimi në ‘Instagram’, ka njoftuar fansat e saj se do jetë prezente në skenën e njëjtë ku do të interpretojë Maluma, me 14 mars në Tiranë.
Ajo do të këndojë në pre-show, teksa performanca e saj pritet të zgjasë rreth 20 minuta dhe do të përbëhet nga hitet e saj ndër vite.
Ndryshe, Kida po ashtu ka paralajmëruar edhe prurje të reja për të cilat veçse ka filluar të punojë dhe shumë shpejt pritet të rikthehet para publikut./ arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...