Çitaku me postim prekës për fëmijët e familjes Jashari

17:12 | 5 Mars 2020
Arditë Shkodra

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në llogarinë e saj zyrtare në Twitter ka publikuar një fotografi të familjes Jashari që u vranë mizorisht nga forcat serbe më 5, 6 e 7 mars.

“Fëmijët që shihni në këtë fotografi, nuk e patën kurrë mundësinë të rriten”, ka shkruar Çitaku, transmeton arbresh.info

Gjithashtu në këtë postim ajo ka përkujtuar faktin se edhe sot e kësaj ditë nuk ka kërkim-falje nga Serbia për masakrat e sulmet që u bënë në vitin 1999 në Kosovë.

Postimi i saj i plotë:

“Fëmijët që shihni në këtë fotografi nuk e patën kurrë shansin të rriten. Ata nuk e patën kurrë shansin të përjetojnë lirinë. Para 22 vitesh, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë brutalisht në shtëpi nga forcat serbe. Deri sot, asnjë kërkim falje nga Serbia”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme