Me procedurë urgjente, siç thonë nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit të Spanjës, do të votohet akti për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Komiteti i Senatit sot informoi se i ka marrë materialet e nevojshme nga Kongresi dhe ka vendosur që me procedurë të shpejtë ta pranojë dokumentin. Në këtë fazë, senatorët që janë pjesë e Komitetit, kanë afat prej katër ditëve (deri 9 mars) deri kur mund të dorëzojnë vërejtjet e tyre për aktin.
Në njoftim thuhet se 25 marsi është data e fundit kur Senati duhet ta procesojë protokollin.
Pas ratifikimit të protokollit dhe nënshkrimin e tij nga mbreti spanjoll, Spanja ka për detyrë ta deponojë atë në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington dhe me këtë do të përmbyllet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. /telegrafi
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’