Google ADS

Mbyllja e shkollave nga koronavirusi, ndërpritet mësimi për 300 milion studentë

16:18 | 5 Mars 2020
Arditë Shkodra

Rreth 300 milion studentë në 13 shtete të botës nuk do të mund të zhvillojnë mësimin pasi një pjesë e shkollave janë mbyllur për shkak të koronavirusit.

Njoftimin e dha Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara përmes një deklarate.

Mbyllja e përkohshme e shkollave është një masë për tu mbrojtur nga koronavirusi, por nëse kjo nsituatë do të zgjatet zgjatet, mund të kërcënohet e drejta për arsimim,” tha Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay.

Sipas agjencisë, mbyllja e shkollave është problematike për arritjet e të nxënit të nxënësve dhe gjithashtu për prindërit që përpiqen të balancojnë punën me kujdesin e fëmijëve, shkruan CNN.

UNESCO do të thërrasë një takim urgjent të ministrave të arsimit më 10 mars për ndarjen e përgjigjeve dhe strategjive për të ruajtur vazhdimësinë e mësimit dhe për të siguruar përfshirjen dhe barazinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme