Everton pas yllit të Lazios

15:55 | 5 Mars 2020
Arbresh Info

Everton janë duke shikuar situatën e sulmuesit të Lazio, Luis Alberto.

Sipas Corriere della Sera, Alberto ishte në radarin në trajnerit, Carlo Ancelotti edhe kur ky i fundit ishte në stolin e Napolit, transmeton portali arbresh.info.

Por, admirimi i teknikut italian për Alberton nuk ka marrë fund, andaj synon ta sjellë në “Godisson Park”.

Nëse ndodh ky transferim, atëherë 30% të vlerës do t’i fitojë klubi i vjetër, Liverpool, të cilët para se ta shisnin lojtarin te Lazio e kanë vendosur si kusht në kontratë.

Thuhet se edhe Juventus ka interesim për spanjollin që e sheh si zëvendësuesi adekuat i Gonzalo Higuain që mund të largohet në fund të sezonit.

Këtë sezon Alberto në fanellën e Lazios ka luajtur 25 ndeshje duke shënuar katër gola dhe kontribuar me 13 asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme