Izrael, mbi 60.000 njerëz në karantinë për shkak të koronavirusit

15:54 | 5 Mars 2020
Arbresh Info

Izraeli ka filluar të ndalojë hyrjen e turistëve që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Spanjën, Italinë, Francën, Zvicrën dhe Gjermaninë

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19, Izraeli ka vendosur më shumë se 60.000 njerëz në karantinë shtëpiake për një periudhë prej dy javësh, njoftuan mediat izraelite.

Mediat thanë se Izraeli ka filluar të ndalojë hyrjen e turistëve që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Spanjën, Italinë, Francën, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Për qytetarët izraelitë që kthehen nga këto vende, Ministria e Shëndetesisë ka kërkuar një periudhë karantine mjekësore prej 14 ditësh.

Deri më tani, Ministria izraelite e Shëndetësisë konfirmoi se 15 izraelitë janë infektuar me virusin, tha e përditshmja izraelite Haaretz.

Ndërkaq, gazeta Yedioth Ahronoth raportoi gjithashtu se 150 nga stafi i aviokompanisë izraelite El Al Airlines janë vetëvendosur nën karantinë.

Koronavirusi i ri u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe aktualisht është përhapur në më shumë se 80 vende.

Pasi e shpalli epideminë si emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar e ngriti nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”./AA

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme