Ilaç popullor – shëron të gjitha simptomat e viruseve

14:58 | 5 Mars 2020
Arbresh Info

Në vazhdim mësoni si në mënyrë natyrale t’i mposhtni virusin dhe ftohjet

Xhenxhefili ka cilësi të pabesueshme shëruese dhe është testuar për shumë probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Nga ai mund të bëni edhe vaj në kombinim me vajin e ulliri, shëron simptomat e ftohjeve dhe viruseve.

Veç kësaj, është i shkëlqyeshëm për masazh të turpit, posaçërisht për relaksim pas periudhës stresuese.

Përgatitja:

Grini xhenxhefilin bashkë me lëvore dhe mbusheni një filxhan prej 2,4 dl.

Në një enë rezistuese ndaj zjarrit qiteni një filxhan e gjysmë vaj ulliri dhe shtoni xhenxhefilin.

Piqeni në furrë dy orë në 70 gradë Celsius.

Në kulluese vendosni një fashë dhe kullojeni vajin.

Fashën me duar shtrydheni në mënyrë që të kulloni sa më shumë nga ajo.

Qiteni në kavanoz dhe shënoni datën kur e keni përgatitur.

Zakonisht mund ta përdorni rreth gjashtë muaj.

Ruajeni në vend të errët dhe të ftohtë.

Përdorimi:

Shtoni vajin në ujë të nxehtë, kokën mbulojeni me peshqir dhe thitheni me hundë ajrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme