7 arsye pse njëra nga këmbët mund të bëhet më e shkurtër

14:44 | 5 Mars 2020
Arbresh.info

Është e mundur që këmbët e një personi të kenë gjatësi të ndryshme. Njerëzit shpesh e kanë të lindur, por është pak e vështirë që ta vënë re këtë gjë derisa rriten. Shumë njerëz kanë këtë problem për shkak të disa incidenteve që mund të kenë ndikuar në rritjen e pabarabartë të këmbëve. Por ka dhe raste të tjera, ku arsyeja është e panjohur.

E dini cilat janë arsyet që njëra nga këmbët tuaja është më e shkurtër se tjetra?

1. Dëmtim i kockut
Një këmbë e thyer rritet në drejtime të ndryshme, veçanërisht nëse thyhet në shumë pjesë ose nëse indet e muskujve dëmtohen.

2. Dëmtimet nga sporti
Fëmijët që merren me sport janë më të rrezikuar në dëmtimin e gjymtyrëve, sepse kanë pllaka në rritje që ngurtësohen kur rriten. Sporte të tilla si futbolli dhe të bërit ski janë veçanërisht të rrezikshme.

3. Përdorimi i tepërt i gjymtyrëve
Gjatë një loje, përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe këmbëve mund të shkaktojë rëndesë të vazhdueshme tek gjymtyrët tuaja. Përdorimi i tepruar i krahëve mund të shkaktojë diçka të quajtur “Lidhja e Vogël e Shpatullave”. Sportet nuk janë të këqija, por thjesht shmangni luajtjen e një sporti të njëjtë gjatë gjithë vitit.

4. Rrëzimet
Rrëzimi apo pengimi mund të ndikojë në mënyra të ndryshme, por sidomos në rritjen e kockave tek fëmijët. Aksidentet mund të dëmtojnë edhe shtyllën kurrizore, e cila mund të shkaktojë dëme të rënda të kockave.

5. Aktivitete të rrezikshme
Shumë lojra të fëmijërisë, si hedhja me litar apo kërcimi në trampolinë, mund të jenë më të rrezikshme se ç’mendojnë njerëzit. Loja me trampolinë është e njohur për rëniet, shkaktimin e frakturave, si dhe dëmtime serioze të shtyllës kurrizore. Gjithmonë sigurohuni që lojërat e fëmijëve tuaj janë të sigurta dhe të monitoruara.

6. Qëndrimi i trupit në mënyrë të pabarabartë
Mund të keni dëgjuar se qëndrimi i keq mund të shkaktojë rritje të pabarabartë të këmbëve tuaja, por vetëm në paraqitje. Qëndrimi i pabarabartë mund të shkaktojë vetëm skoliozë, e cila në të vërtetë nuk dëmton ose deformon kockat dhe është plotësisht e rregullueshme me trajnimin dhe ushtrimin e duhur.

7. Sëmundjet
Ka shumë sëmundje që ndikojnë në mënyrën se si rriten kockat, si tumoret në kock apo dëmtimi i sistemit nervor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme