Aeroporti ndërkombëtar Mitiga në kryeqytetin libian Tripoli është evakuuar pas sulmeve të milicive të gjeneralit renegat Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga zyrtarë të Ministrisë së Transportit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të njohur nga OKB, fluturimet në Aeroportin Mitiga janë ndaluar tërësisht.
Siç njoftohet, personeli i aeroportit është urdhëruar të qëndrojë në shtëpi, ndërsa fluturimet janë zhvendosur në Aeroportin e Misrata-s, 200 kilometra në lindje të Tripolit.
Ndryshe, Aeroporti Mitiga nga muaji shkurt ka qenë cak i shpeshtë i forcave jolegjitime të udhëhequra nga Haftar.
Së fundmi, në një sulm me raketë në aeroport, ngelën të shkatërruara dy avionë të kompanive Burak Air dhe Afriqiyah Airways.
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke