Kosovës i duhet ndihma e Kroacisë për zhvillimin e komunave

11:54 | 5 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi (Redžepi), ka pritur sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë , Danijela Barishiq (Barišić).

Situata aktuale në Kosovë, plani dhe aktivitetet e MAPL-së, situata në vetëqeverisje lokale janë vetëm disa nga temat e diskutimit gjatë takimit midis ministres Rexhepi dhe ambasadores Barishiq.

Në fillim të takimit, ministrja falënderoi ambasadoren Barishiq dhe shtetin kroat për angazhimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor.

Ministrja gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për vetëqeverisje lokale, veçanërisht në komunat në të cilat jetojnë komunitetet jo-shumicë.

“Domosdoshmërshit kemi nevojë për mbështetjen e Kroacisë përmes projekteve të ndryshme të BE-së për komunat tona, projekte që lidhen me zhvillimin rural, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, etj. Kroacia kryeson me Bashkimin Evropian dhe ka njerëz ekspertë në institucionet e Parlamentit Evropian dhe çdo lloj ndihme është më se e nevojshme për ne,” tha ministrja Rexhepi.

Ambasadorja Barishiq ka informuar ministren Rexhepi për përkushtimin e Kroacisë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së dhe organizimit të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës dhe nismat që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Bashkëbisedueset ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit që synojnë përmirësimin e jetës së të gjitha komuniteteve në Kosovë.

 

Të ngjashme