Google ADS

Vuçiq: Jam i sigurt, kjo e pret Albin Kurtin nga SHBA-ja

11:04 | 5 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar sugjerimet se duhet ta njohë Kosovën pa fituar asgjë.

Nuk ka asgjë nga njohja e Kosovës, pa fituar asgjë, ka porositur sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Novi Sad ka shpjeguar se si do të reagojë Serbia ndaj ultimatumit nga Prishtina, ka thënë se: “Çfarë ultimatumi? Ne t’i njohim ata dhe të mos fitojmë asgjë? Nuk ka asgjë nga kjo”.

“Ata duhet të kryejnë punën e tyre, ne punën tonë dhe të shohim se kush do të jetë më i suksesshëm”, ka shtuar ai, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka konfirmuar se Uashingtoni e ka seriozisht në përpjekjet të bind Kosovën për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe beson se SHBA do ta vazhdojë presionin edhe më tutje.

I pyetur nëse pas vizitës në SHBA beson se Uashingtoni ka kërcënuar seriozisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës, Vuçiq tha: “Apsolutisht po. Uashingtoni është shumë serioz në kërkesën për heqjen e taksës dhe unë u jam mirënjohës personave në Shtëpinë e Bardhë, mbi të gjitha Departamentit të Shtetit”.

Ai ka thënë se është i bindur se SHBA do të vazhdojë këtë presion.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme