Real Madrid dëshiron me patjetër të transferojë sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Sipas Marca, Mbappe publikisht ka shprehur dëshirën për të prezantuar Kombëtaren e Francës në Lojërat Olimpike, por PSG nuk i ka shënuar Federatës së Francës për të bllokuar thirrjen e francezit.
Sulmuesi është shumë i kërkuar nga Real Madrid, i cili shihet si adekuati për të forcuar sulmin e Zinedine Zidane në sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Spekulimet e fundit thonë se “Los Blancos” janë në dijeni për raportin jo të mirë të Mbappe me trajnerin, Thomas Tuchel.
Mbappe ka kontratë me “Parisienët” deri në fund të sezonit 2022 dhe klubi dëshiron t’ia vazhdojë kontratën, por lojtari nuk i ka hapur negociatat.
Presidenti i “Galaktikëve”, Florentino Perez nuk dëshiron të prishë lidhjen me PSG dhe është duke pritur kur lojtari të jetë në shitje dhe ta paguajë vlerën e 300 milionë euro.
Reali synon të bëjë planin e njëjtë që kanë bërë me sulmuesin, Eden Hazard nga Chelsea në verën e kaluar pa bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Mbappe ka shënuar 90 gola në 119 ndeshje për PSG dhe ishte golashënuesi i sezonit të kaluar me 32 gola.
Momentalisht është lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë, pas bashkëlojtarit, Neymar./arbresh.info.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...