Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar disa nga vendimet e marra nga kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti.
Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar se në muajin e parë, Qeveria Kurti mos punën e arsyetoi me zhurmë dhe arrogancë, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se gjatë 30 ditëve të para, Kosova ka dobësuar marrëdhëniet me SHBA-në, është nervozuar me Shqipërinë teka ka shprehje të vullnetit të mirë me Serbinë.
“Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën.
Thuhen shumë fjalë vetëm për t’i ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë.
Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por, pakuptueshëm rritet numri i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.
Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri.
Në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.
Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Veseli./arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër