Shëndetin e syve mund ta mbroni duke ngrënë mëngjesin
Jo rrallë e shohim se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Ai e furnizon organizmin me ushqyesit e duhur dhe energjinë e nevojshme për ta vazhduar ditën. Një vakt i shëndetshëm në fillim të ditës, përbën hapat e duhur drejt mbrojtjes së shëndetit, përfshirë atë të syve.
Vitaminat dhe ushqyesit
Nëse doni të mbroni shëndetin e syve, niseni ditën me ushqime të pasura me vitamina dhe antioksidantë. Sipas ekspertëve, vitaminat, mineralet si zinku, dhe kaliumi i mbrojnë sytë nga forimimi i të ashtuquajturës perdja e syrit.
Barishtet, frutat si portokalli apo boronicat janë një burim i rëndësishëm i ushqyesve të lartpërmendur. Një mëngjes i shëndetshëm patjetër duhet të përfshijë vezë, spinaq dhe portokall.
Antioksidantët
Antioksidantët si vitamina C, vitamina E dhe zinku janë të domosdoshëm për mbrojtjen e retinës së syrit.
Ato i gjeni shumë mirë tek mangot, portokallet, avokado dhe spinaqi.
Farat e linit janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, ndërkohë që bananet janë të pasura me beta karoten.
Të gjitha këto mund t’ju shërbejnë për të krijuar një rutinë të shëndetshme mëngjesi me produkte, që do përmirësojnë dhe mbrojnë shëndetin e syve por jo vetëm.
Ushqimet e lartpërmendura janë të nevojshme edhe për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Të gjitha këto stimulojnë metabolizmin, ndihmojnë në ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe ju mbrojnë nga luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak, që përbën pikënisjen e shfaqjes së sëmundjes./agroweb/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...