Raportimet konfirmojnë se Ri Sol-ju, gruaja e liderit koreano-verior Kim Jong-un, ka arritur të futet brenda një prej raketave balistike që po testohen nga regjimi, dhe në këtë mënyrë është arratisur nga vendi.
“Tashmë mund të konfirmojmë se Ri Sol-ju arriti të hyjë në bordin e raketës Unha-3 vetëm disa sekonda para se të lëshohej,” tha një përfaqësues i ministrisë së mbrojtjes së SHBA, duke shtuar: “Kur ne zbuluam Ri sot në mëngjes ajo po pluskonte në mes të oqeanit Paqësor duke u mbajtur pas mbetjeve të raketës”.
“Në sytë e saj rridhnin lot,” shtoi përfaqësuesi. “Ajo na lutej të mos e dërgonim përsëri në Korenë e Veriut”.
Duke folur më pas për gazetarët dhe zyrtarët e SHBA, Ri tha se ishte e ndërgjegjshme se kërcimi në raketë mund ta vriste, por ishte “i vetmi opsion që kishte”. (TheOnion)/tch/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të