Policia kufitare greke përdori sot në mëngjes gaz lotsjellës për qindra migrantë që po përpiqeshin të hynin nga Turqia, ndërsa autoritetet e Athinës po vazhdonin me planet për të dëbuar migrantët që mbërrinin në ishujt e Egjeut.
Raportet treguan se policia përdori gaz lotsjellës në kufi, një ngjarje e zakonshme që kur javën e kaluar Turqia ndaloi bllokimin e migrantëve për të arritur në Greqi dhe Europë.
Megjithatë gazi lotsjellës hidhej dhe nga ana tjetër. Nuk ishte e qartë se kush gjuajti.
Sipas burimeve greke, rreth 12 500 migrantë u mblodhën përtej kufirit, në rajonin Evros në verilindje.
Ndërkohë, marina greke dërgoi një anije në Lesbos, për të marrë në bord migrantët e sapoardhur, deri në transferimin e tyre në një kamp të mbyllur në kontinent.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation