Disa pamje të publikuara, të cilat thuhet se kanë rrjedhur, thuhet se tregojnë një korridor të një murgu në Iran, që thuhet se ishte i mbushur me kufomat e viktimave nga coronavirusi.
Pamjet, të cilat thuhet se janë filmuar në Qom, epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në Iran, tregojnë mjekë në rroba speciale, shkruajnë mediat e huaja.
Përkrah tyre, një numër nga ato që duket se janë kufoma, janë të shtrirë në karroca.
Dhe sipas gazetarit iranian Masih Alinejad, personi që filmonte skenat u arrestua ndërsa zyrtarët përpiqen “të fshehin numrin e vërtetë të vdekjeve”.
Videoja është titulluar me: “Këtu ata lajnë të vdekurit në Behesht Massoumeh, Qom”.
“Unë e filmova këtë të martën, 3 mars. Ata pastruan të gjitha kufomat në mëngjes, por vëllimi i punës është shumë i madh”.
Përshkrimi vazhdon: “Këta janë trupat e të gjithë njerëzve që vdiqën nga coronavirusi”.
Ndryshe, sipas mediave të huaja, numri i vdekjeve në Iran nga coronavirusi është më i lartë se çdo vend tjetër me raste të konfirmuara – përveç Kinës, ku filloi shpërthimi.
Kjo ka bërë që autoritetet të anulojnë disa lutje në Teheran – ndërsa disa adhurues janë filmuar duke vazhduar përkushtimet e tyre fetare.
Ndërsa çdo ditë në Iran, kamionë të mbushur me dezinfektues spërkasin rrugët, faltoret, parqet publike, koshat e plehrave, tualetet publike dhe tregjet në Qom, Teheran dhe zona të tjera që kanë pasur raste të infeksionit.
Njerëzit që jetojnë në zona të tilla kanë thënë se erë e dezinfektuesve është bërë një “makth”. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?