Prishtina mbetet hije e Ballkanit, fiton në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ferizajt

19:04 | 4 Mars 2020
A. B.

Prishtina e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 21-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Bardhe-kaltrit e filluan mjaftë mirë takimit, duke dominuar qysh në minutat e parë – e që mundi i tyre u shpërblye me gol.

Ishte minuta e 45-të kur Prishtina fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Ahmed Januzi, me këtë epërsi 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi edhe më mirë për vendasit për dallim nga ajo e para, pasi e dyfishuan epërsinë me anë të Januzit (49’) që shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe të dytin personal në ndeshje.

Prishtina nuk u ndal me kaq dhe e trefishuan rezultatin me golin e realizuar nga Otto John në minutën e 61-të.

Ferizaj arriti të shënonte dy gola në fund. Golin e parë e shënuan me anë të Albin Krasniqit (72’), derisa i dyti erdhi nga penalltia në minutën 90+2′.

Pas javës së 21-të, Prishtina është ngritur në pozitën e dytë me 41 pikë, tri më pak se lideri Ballkani, gjersa Ferizaj gjendet në vendin e dhjetë me 22 pikë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme