Në Britani të Madhe, numri i rasteve nga koronavirusi brenda një dite është rritur për 34, ndërsa numri i përgjithshëm i raportuar është 85.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Shëndetit ka deklaruar se shifrat përfshinin 32 pacientë nga Anglia.
“Tre pacientë kontraktuan virusin në Britani të Madhe, dhe ende nuk dihet nëse e morën atë direkt nga një individ apo nga dikush që ishte kthyer kohët e fundit nga jashtë, megjithatë kjo është duke u hetuar dhe gjurmimet e kontakteve të tyre kanë filluar”, kanë thënë përgjegjësit nga Departamenti i Shëndetësisë.
“Numri i rasteve të konfirmuara në Angli është 80, ndërsa numri i përgjithshëm në Britani të Madhe është 85”, kanë thënë ndër tjerash.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...