Google ADS

Rakitic drejt largimit nga Barcelona, por mund të mbetet në La Liga

18:20 | 4 Mars 2020
A. B.

Ivan Rakitic me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij kampionati, pasi nuk po kalon periudhë të mirë.

Kroati me shuam gjasë do të qëndrojë në La Liga, pavarësisht interesimit të Juventusit dhe Interit tash e një kohë.

Sevillas ishte klubi i parë që e pëlqente një rikthim të tij në “Sanchez Pizujan”, por mesfushori tani pëlqehet shumë edhe nga Atletico Madridi.

Sipas medieve spanjolle ka pasur bisedime mes drejtuesve të klubit madrilen dhe përfaqësuesve të lojtarit për të gjetur një marrëveshje.

31-vjeçari u bashkua me katalanasit në verën e vitit 2014 nga Sevilla për 18 milionë euro.

Kontrata e tij me Barcelonën përfundon në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme