Numri i rasteve të përditshme të të prekurve me koronavirus nga Kina ka qenë në rënie të madhe për rreth një javë – dhe kjo do të thotë se Koreja e Jugut tani duket se është qendra e re e epidemisë.
Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, Koreja e Jugut raportoi 516 raste të reja të mërkurën, krahasuar me 130 raste të reja të Kinës.
Megjithëse Kina ka ende rastet më aktive të koronavirusit, ritmi i përhapjes është ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa numri i rikuperimeve është rritur, shkruan më tej BI.
Në të njëjtën kohë, Koreja e Jugut është bërë vendi i dytë më i infektuar, duke përjetuar një përhapje shumë më të shpejtë sesa në Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Rasti i parë i virusit të Koresë së Jugut ishte më 20 janar. Që nga e mërkura, aty kishte më shumë se 5.600 raste dhe 32 vdekje.
Në terma absolutë, Kina është ende më e prekura, me 80,000 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe një numër vdekjesh prej 2,981.
Por hendeku po ngushtohet.
Ndryshe, diku tjetër, Italia dhe Irani kanë numrin më të madh të vdekjeve jashtë Kinës, me 77 dhe 79.
Të dy vendet kanë raportuar më shumë se 2.300 raste.
Megjithatë, numri i rasteve dhe numri i vdekjeve në Iran është subjekt i disa dyshimeve pas përpjekjeve të dukshme nga autoritetet atje për të fshehur shkallën e shpërthimit.
Roma rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Torinos
Lojërat të cilat nxisin zhvillimin fizik
Midis stomakut dhe trurit ekziston lidhja magjike e cila mun...
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë