Barcelona është e gatshme të transferojë veteranin Thiago Silva nga Paris Sanit-Germain në fund të sezonit, pasi braziliani ka zbuluar dëshirën e tij për të kaluar në Camp Nou.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Silva e ka bërë të ditur se Barcelona do të ishte ekipi favorit për ta transferuar atë në këtë verë.
Mbrojtësi veteran është jashtë kontratës në muajin qershor të këtij viti dhe largimi nga Parc des Princes duket i pashmangshëm.
Dhe ëndrra e tij në moshën 35 vjeç është të mbyllë karrierën e tij te Barcelona dhe të luaj përkrah yllit argjentinas, Lionel Messi.
Është interesante që ardhja e tij do të kishte mbështetjen e kapitenit të Barçës, Messi, i cili është një tifoz i madh i reprezentuesit brazilian.
Messi beson se Silva do të sillte freski profesionalizmi në zhveshtore dhe do të ishte një përforcim i mirëpritur, përkundër moshës së tij. /Telegrafi/
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...