Ish-ylli i Interit, Luis Figo, e ka lartësuar sulmuesin aktual të zikaltërve, Romelu Lukaku, duke thënë se belgu mund të shënojë gola në çdo skuadër që luan.
Lukaku është duke lulëzuar në fanellën e Interit, të cilit iu bashkua në verë nga Manchester Unitedi për një shumë të majme parash, në vlerë 75 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Ai i ka shënuar 23 gola në të gjitha garat deri tani këtë sezon për zikaltrit, por ish-anësori i Interit Figo nuk është i habitur me formën mbresëlënëse të belgut.
“Ai është fantastik këtë vit. Ai është i lumtur dhe mendoj se këtë munda ta vëreni lehtë këtë. Ai po shënon shumë gola, kjo ndihmon nëse ekipi është solid dhe beson se shanset e veta për ta fituar titullin”, tha Figo.
“Ka shumë dallime mes Serie A dhe Premierligës, por ai nuk më habit mua. Kur e nuhat golin si ai, shënon gjithmonë, edhe nëse luan në Kinë. Në tetori, është më e vështirë të shënosh në Itali sesa në Angli”, shtoi ai.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...