Sekretarja shtetërore e Francës për Çështje Evropiane Amelie de Montchalin, në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha se Franca do të sjellë vendim në bazë të mendimit të Komisionit Evropian.
Ajo tha se vitin e kaluar vendet anëtare të BE-së nuk gjetën marrëveshje unanime për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të dispozitave të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në këto diskutime, Franca njëherësh duke e konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bëri thirrje për reformë në themel të procesit të inkuadrimit në Union me qëllim që të bëhet më i besueshëm dhe më efektiv”, tha Montchalin.
Sipas saj, kjo reformë është kërkuar për një kohë të gjatë nga Franca, si edhe nga disa vende-anëtare. Krahas kësaj, Franca dhe disa vende-anëtare kanë vlerësuar se dy vendet e involvuara nuk i plotësojnë në tërësi kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2018 në raport me reformat, veçanërisht në sferën e qeverisjes të së drejtës dhe drejtësisë.
“Komisioni Evropian i ri i formuloi më 5 shkurt 2020 propozimet për reforma të mëdha në procesin inkuadrues, që i përfshijnë propozimet që i propozon Franca në vjeshtën e vitit 2019. Kjo reformë shkon në drejtim të ndryshimit të paradigmës së dëshiruar nga Franca. Konkretisht, vendosen kritere më objektive dhe më të verifikueshme, kushte të përforcuara në kuptimin e qeverisjes të së drejtës, por, gjithashtu edhe konvergjencës ekonomike dhe sociale, një sistem për stimulim i cili mundëson përfitime konkrete në rast progresi në reforma dhe anasjelltas, masa reverzibiliteti në rast mossuksesi”, tha Montchalin.
Tani sipas saj, do të ketë diskutim në Këshillin e Bashkimit Evropian para samitit në Zagreb në maj të vitit 2020.
Ndërsa sa i takon konkretisht, Maqedonisë së Veriut, Amelie de Montchalin tha se Franca e pranon vlerën e marrëveshjes historike të Prespës me të cilën zgjidhet një kontest i madh bilateral midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se paraqet hap të madh përpara për stabilitetin në rajon.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...