Google ADS

Dy gjigantët anglez rivalizojnë Romën për Chris Smalling

15:47 | 4 Mars 2020
Arbresh Info

Roma është duke u munduar të kompletojë transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Chris Smalling, që këtë sezon ka pasur rolin kryesor në skuadër.

Mirëpo, nuk do jetë e lehtë pasi garës i janë bashkuar dy gjigantët anglez, Everton e Tottenham, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Gazzetta dello Sport, Carlo Ancelotti e sheh 30-vjeçarin si lojtar i duhur për Evertonin, pasi skuadra ka nevojë për përforcimin e mbrojtjes.

Ndërsa, trajneri i Tottenham, Jose Mourinho është i kënaqur me kualitetin e anglezit dhe e sheh të duhurin për mbrojtjen pasi Jan Vertonghen mund të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

“Djajtë e Kuq” për Smalling kërkojnë më shumë se 15 milionë euro.

Smalling këtë sezon ka bërë 28 paraqitje për Romën në të gjitha garat./arbresh.info.

Të ngjashme