Vitin e kaluar janë shënuar numri më i ulët i vetëvrasjeve në vend në dhjetë vitet e fundit.
Statistikat e MPB-së, të siguruar nga “Faktor” tregojnë se vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur 99 vetëvrasje.
Numri më i madh i ngjarjeve të tilla fatkeqe ka ndodhur në vitin 2012, kur Ministria e Punëve të Brendshme raportoi 174 vetëvrasje.
Nga MPB gjithashtu informojnë se në dhjetë vitet e fundit numri i vetëvrasjeve në vend është 1.343.
Sipas viteve situata është si vijon. Në vitin 2010 kishte 150 vetëvrasje, në vitin 2011 kishte 140 qytetarë humbën jetën, ndërsa në vitin 2012 ky numër u rrit në 174, në vitin 2013 kishte 154, ndërsa në vitin 2014 kishte 150 raste të tilla. Në vitin 2015 numri ka rënë në 116, ndërsa në vitin 2016 kishte 136. Pastaj në vitin 2017 kishte 103, në vitin 2018 kishte 121 dhe në vitin 2019 numri i këtyre ngjarjeve fatkeqe është më i ultë ndonjëherë, pra 99 vetëvrasje./Telegrafi
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...