Helmimi i gjimnazistëve, Shahini nga Fieri: E patolerueshme, do marrim masat e nevojshme! Do gjejmë ata që e bënë!

15:17 | 4 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka mbërritur në Fier për të parë nga afër gjendjen e gjimnazistëve.

“ Kjo ka lidhje me një pajisje te përdorur nga nxënësit, edhe herën e parë edhe tani. Herën e parë e pamë si pakujdesi nga nxënësit që kanë dashur të bëjnë një sherr në shkollë. Por kjo tani është e patolerueshme , do marrim masat e nevojshme, policia dhe prokuroria kanë parë rastin, do gjejnë ata që e bënë , do shohim kamerat dhe çdo gjë tjetër.

Do marrim masa që mos të përsëritet më. Është e papranueshme. Shkolla do të marrë masa ndaj nxënësve, për më tepër do flasë policia. Do kemi më shumë oficerë policie dhe më shumë kamera në shkollë”, tha Shahini e pyetur nga Top Channel.

Dhjetëra nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme u dërguan sot me urgjencë mesditën e së mërkurës si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes. Burime brenda spitalit bëjnë me dije se në ambientet e shkollës është spërkatur me “gaz piper”.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që përsëritet e njëjta situatë. Herën e parë në spitalin e Fierit morën ndihmë mjekësore 7 nxënëse dhe 3 punonjëse, ndërsa sot numri i personave të dëmtuar, kryesisht nxënëse është disa herë më i madh, ndërkohë që zyrtarisht deklarohen vetëm 30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme