(A ka kush e ruan amanetin e Ibrahim Rugovës në LDK?)
Qeveria aktuale do të ecën nga një fushë e minuar në tjetrën, ngase erdhën me katapultim si nëpër spondat e bilardos nga prehri i Dr.Berisha për inat të “argatëve” në stegën e Erdoganit, e nga aty në karrigen e kryeparit të qeverisë. Kjo me bëri të mendoja se nga Anadolli do të vinte me “mençurinë politike ruse” por rezultoi se ka ardhur me ahmakllekun turk e nga Rusia mbase mori vetëm Rublat e konvertuara në Euro.
Të vetmin rrezik në politike që mori si teknikë nga rusët ishin teoritë trockiste për instalimin e diktaturave të proletariatit leninist e stalinist dhe “roleti rus” me të cilin do të bëj vetëvrasje politike. Këtë deficit të teknikave politike që abstenoi ta marrë nga Rusia, besoj se do ta kompensoj me angazhimin e brezit të ri të intelektualeve me dije bashkohore dhe standarde të aplikueshme. Por edhe ekipi qeverisës e me theks të ndjeshëm këshilltarët e lartë të politikbërjes lënën për të dëshiruar. Kurrë se kisha besuar se edhe stafin personal si shoferet i kishte me kualifikime aq të profilit të lartë sa ti emëroi si këshilltarë të lartë politik apo “boshkobuhot” e hedhjes së molotovit.
Se kjo qeveri është futur në fusha të minuara dhe do provoj roletin rus nga njëra sfidë tek tjetra, e kamë bërë të ditur, nga se me heqjen e taksës do të vazhdoj në sfidën e radhës për krijimin e “zajednicës” e nga kjo do të prishet urtia e serbeve të enklavizuar në “Republikën e tyre autonome”.
Pra, mbase edhe mund të ndjehet i inkurajuar, edhe pse i vetëdijshëm se është deklaratë e sponsorizuara me buxhetin e bollshëm rus, nga z.Bild apo kryeministri britanik që megjithatë i kërkon ta qoj deri në fund politiken e mos harmonizimit me qëndrimet amerikane për rajonin. Të dy këto sfida që e presin Kryeministrin Kurti, si taksa po ashtu edhe asociacioni, do të jenë rolet vrasës nga të cilat Albini nuk shpëton dot. Nëse i bën nën presionin e oldtimer-it Isa Mustafa, se do mbetet i vetëm në qeveri apo kërcënimin e masave votuese të cilëve u ka premtuar zëvendësimin e taksës me reciprocitet, me po të njëjtin rrezik do të përballët kur do të detyrohet të udhëheqë me konsekuencat e këtyre vendimeve.
Hipotetikisht nëse llogarisim në patriotizmin e ndonjë deputeti të vetëvendosjes dhe ndonjë ndjenje shqiptare nëse ka në LDK si dhe obligimin e gjakut të partitë e luftëtarëve, atëherë këto terma s’do duhej të kalonin as parlamentin.
I padituri apo robi i teorive mbi pushtetin e diktaturës së proletariatit tani ka mbetur në kthetrat e ekipit që punon tash e afër 30 vite për mos krijimin e shtetit të Kosovës, që kur mundoheshin të sabotojnë Rugovën. Kurse tani e kanë kapur Albinin dhe po e pasojnë në politikat e tyre të zhbërjes se shtetit lozha Surroi- Sorosi- Vuçic – Rama e perandori tyre deri në Moskë.
Eh, sa kisha dashur që kryeministri në fushatë të kishte premtuar vetëm rregullim të kanalizimeve dhe ndriçimit publik. Po duket se nuk është i përgatitur për “sporte të renda”. Gjermania e Turqia, kur kanë dashtë me instalua pushtetin në tokat e pushtuara, e ka konsoliduar pushtetin duke i zgjedhur njerëzit ma më autoritet. Këtë praktikë nuk e kanë rustë e serbët. Ata zgjedhin njerëzit më të përshtatshëm e pa vlera kombëtarë. Kjo doktrinë po zbatohet edhe sot ngase u erdhi dita, që Kosovës të ia bëjnë heronjtë ashtu siç na i bënë po thuaj përherë.
I pasionuar pas antropologjisë nuk jam kursyer të studioj shumicën e personaliteteve botërore që kanë pasur rol në rendin e ri botëror. Studimi i diktatorëve më të egër të botës komuniste më ka ndihmuar që të kem përgjigje lidhur me liderët e rijnë që po profilizohen në botën shqiptare, që nga shumë studime ka problem me pastërtinë e gjenit Arbëror. Por, në këtë hulumtim, nuk u ndala vetëm në analizimin e personaliteteve por shkova tutje për të parë edhe idetë e tyre programore me theks të atyre qeverisëse. Fatmirësisht se qeveria aktuale dhe programi i saj qeverisës oscilon në mes filozofisë qeverisëse ekonomike ruse apo në implementim sistemi ekonomik i regjimit diktatoriale të Shqipërisë dhe filozofisë politike qeverisëse dhe ekonomike jugosllave përkatësisht teoritë e vetë menaxhimit socialist të Eduard Kardelit.
Kjo teori qeverisëse dhe politikë ekonomike u aplikua në trevat e ish-Jugosllavisë si vetëqeverisje socialiste. Pra nga politikat e kolektivizimit rus, Kardeli futë “samooperedelenjen” si vetë përcaktim apo teoritë e zhvillimit ekonomik të social liberalizmit. Po ashtu në aspektin e personaliteteve nga analizimi antropologjik, kam ardhur në përfundim se kategoria më e rrezikshme e udhëheqësve madje edhe se e vet diktatorëve të famshëm të komunizmit janë me hipoteka psiqike apo deficit kontributi në momentet kyçe të historisë. Por, Kosova e privuar nga mundësitë teknike dhe teknologjike, të tillët jo vetëm se mund ti izoloj dhe shfrytëzoj por të tillët janë instaluar në të gjitha strukturat e shtetit e për më keq edhe në pushtetin politikbërës dhe vendimmarrje.
Një shpresë me mban se amerikanët na duan shumë me shumë se turqit dhe do na shpëtojnë nga …inet tanë. Përndryshe as presidenti Thaçi dy javë nuk kishte mundur me qëndru në USA dhe ashtu siç po e diskreditojnë Erdoganin, Ramen, etj. do ti izolojnë dhe mbajnë në pushtet deri sa ti hajë populli i vet.
Kryeministri e bëri të ditur qëndrimin e tij dhe të qeverisë, ndërkohë që LDK reagoi se nuk janë fare në dijeni dhe kanë mospajtim lidhur me temat e hapura që po e kundërvënë kryeministrin aktual ndesh me qëndrimet amerikane në rajon me theks në Kosovë. Kjo tregoi edhe njëherë ambicien diktatoriale të kryeministrit aktual për të qëndruar mbi kushtetutën dhe parimet e pushtetit demokratik që funksionon mbi konsensus.
Parlamentarizmi e mbytë konsensusin demokratik ngase ndërtohet mbi parimin e shumicës parlamentare. Pra, bazohet në pushtetin e mazhorancës që udhëhiqet nga numrat e jo nga parimet, pra që imponon qëndrimet mbi parimin e numrave. Politikat përjashtuese e minojnë konsensusin politik dhe atë nacional për çështje ku është domosdoshmëri. Prandaj, është mirë të mësoj mesazhin e tregimit të “majmunit dhe pjeshkës”, para se te zbatoj teoritë politike të Trockit. Kjo do i bënte mire nëse s’do që të vijë sërish në situatën e njëjtë si me Konjufcën. Këtë mesazh tashmë ia përcolli “plaku Mere” me “shkopin” magjik Isa Mustafa.
Aktivisti i dëshpëruar dhe i zhgënjyer i LVV që i dorëzoj bluzën albinit shoqëruar me fjalët “këtë plagë e kam marrë që ti me ardh në pushtet” në fakt i tha hapur ish-liderit të tij ideologjik e politik, se po bën tradhti. Çështja shtrohet nëse do të dal dikush nga deputetët e LVV me më shumë dinjitet të mbroj bluzën e përgjakur dhe amanetin që barti ajo tek Kryeministri.
Çështja e hapur është se cilin identitet do të kenë subjektet e koalicionit qeverisës por edhe të spektrit të gjerë politik, në raport me temat e hapura në Kosovë dhe qëndrimet mbështetëse amerikane lidhur me temat e hapura dhe për përmbylljen e shtetësisë së Kosovës. Se Albin Kurti është antiamerikan kjo nuk është befasi se s’ka qenë ndonjëherë. Por, çështja shtrohet se a është LDK amerikane?
A po e mban amanetin e presidentit Rugova. Pra, është pritur se me tu lexuar ajo letër, LDK është dashtë të mbledhin nënshkrimet dhe ta rrëzojnë qeverinë që sjell ndesh Kosovën me kursin politik mbështetës amerikan për Kosovën. Por ku janë LDK. A ka apo s’ka rugovizem në LDK apo ka vetëm rugovizëm folklorik elektoral. Këtë dilemë nuk do duhej shtruar nëse do të flisja me bindjen se po flas për LDK dhe Rugovën që amanet e kishte miqësinë e përhershme me SHBA. Por, duke ju referuar disa momenteve të dobësisë dhe qëndrimeve konfuze rreth rolit amerikan në Kosovë, lidhur me çka do të ndaj tre momente që nxisin shumë pikëpyetje.
Së pari, ishte momenti i krijimit të bllokut opozitar të njohur si VLAN, kur u acaruan raportet Kosovë- USA, që quan deri te deklarata dëshpëruese e ambasadores amerikane të kohës , “don’t scrue up”. Pra u goditen këto raporte kur në krye ishte Isa Mustafa. Kjo ishte provuar por në miniaturë në kohën e Nexhat Dacit si eksponent i LDK, drejtëpërdrejtë pas vdekjes së presidentit Rugova.
Kriza e dytë ishte tëndenca për anulimin e gjykatës speciale, kohë kur LDK kishte kryeministrin dhe kriza tretë është kjo e kryeneqsisë së Kryeministrit aktual lidhur me kërkesat amerikane. Pra, kur të gjithë pritnin heqjen pa kushte të tarifës dhe kthimin e Kosovës në dialog sipas porosisë së Ambasadorit Grenel, nuk ndodhi ani pse Isa mori lëvdata për lider të guximshëm.
Pra, pyetja që lindë vetvetiu është se: A ka kush e ruan amanetin e Ibrahim Rugovës në LDK?
Si ka mundësi të ndodhë kjo, meqë kryeministri ka në partneritet LDK e rugovizmit dhe amerikanizmit dhe është një partneritet i balancuar pushtetesh!?
Përgjegjësia i bie LDK, se nga Kurti i majtë ekstrem dhe antiamerikan i deklaruar nuk befasohet askush. Por është LDK ajo që bart përgjegjësi absolute. Kjo e keqe është pra se LDK e ka tradhtuar amanetin e Rugovës dhe rugovizmin. Qëndrimi përkrah dhe në ekip me persona që antiamerikanizmin e tyre në veprim politik dhe procesin e shtet ndërtimit për mbajtjen në kontrollë dhe garantimin e vijimësisë së identitetit tonë si komb nuk e liron nga përgjegjësia historike dhe pasojat politike.
Cilësimet si: “kthinë” për shtëpinë e bardhe; “amelika” (për Amerikën); Prania ndërkombëtare me theks SHBA quhen nëokolonizator; deklarimi politik në intervistën dhënë portalit “RAPORTI” nga z. Kurti, citoj: “z.Grenell, insistoj në marrëveshje që do të arrihej më vonë këtë pranverë. Sigurisht që do të ishte një arritje e fantastike. Por, ne nuk duhet të rrezikojmë marrëdhëniet e tjera dhe dialogun si të tillë me marrëveshje të ngutshme”. Kjo shtron shumë pyetje e nën pyetje lidhur me shprehje të tilla indikativë të një armiqësie të fshehur ndaj partnerit tonë strategjik dhe unik për ekzistencën tonë si identitet kombëtarë, politik e shtetëror.
Nga kjo më lindë thirrja se, a ka kush e ruan amanetin e Ibrahim Rugovës në LDK?
Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukrain...
“Cenon të drejtat për një proces ligjor”, mbrojtja e Thaçit ...
Krasniqi pret në takim ambasadorin italian, e falënderon për...
Ishulli lidhës i Arbërisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni...
Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e PD mund të kthehen në...
Dollari amerikan rritet pas fitores së Trump, Bitcoin shënon...