Qeveria italiane do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet në vend deri në fund të marsit për shkak të shpërthimit të koronavirusit, raporton agjencia e lajmeve Ansa.
Zyrtarët shtetërorë më parë raportuan për një rritje të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve nga virusi, transmeton portali arbresh.info.
Infektimi është përhapur, me të paktën 79 persona të vdekur dhe më shumë se 2.500 të prekur.
Me një dekret urgjent të miratuar në një takim në selinë e agjencisë së mbrojtjes civile në Itali, qeveria miratoi kompetenca të veçanta për të ndaluar njerëzit të largoheshin ose të hynin në zonat e prekura./arbresh.info
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua