Presidentit i “mohohet” raportimi në Kuvend, zgjedhë të diskutojë me gazetarët

13:16 | 4 Mars 2020
arbresh.info

Presidentit, Hashim Thaçi, ju mohua raportimi në Kuvend në orën 16:00, nga kryekuvendarja, Vjosa Osmani.

Por, Thaçi ka zgjedhur të diskutojë me gazetarë gjithçka që ka dashur të flasë në seancë, raporton arbresh.info.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot (4 mars 2020), në orën 16:00, do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftim për medie./arbresh.info/

Vjosa Osmanit nuk i duket urgjente kërkesa e presidentit Thaçi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme