Përfaqësuesit e arsimin, arsimi, shëndetësia, policisë, doganës dhe zjarrfikësve sot kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi, Blerim Syla ka thënë se kanë kërkuar premtim që kosto e Ligjit të Pagave të përfshirë në buxhet në të kundërtën do të ketë kolaps.
“5 sindikata në Kosovë, arsimi, shëndetësia, policisë, doganës dhe zjarrfikësve kemi qenë në takim me kryeministrin dhe ministrin e Financave kërkesa jonë ka qenë përfshira e kostos eventuale e Ligjit të Pagave në projekt buxhetin e vitit 2020 dhe pas një diskutimi goxha të gjatë, për të mos hyrë në situatë të kolapsit ne kemi kërkuar që kryeministri të na e garantoj këtë por kemi marrë përgjigje gjysmake”, ka thënë ai.
Syla ka shuar se kanë marrë premtim se nëse ‘ky ligj kalon Qeveria do të ulet dhe ta shqyrtoj këtë. Janë të parapamë vetëm 36 milionë nëpër komuna”.
Ndërsa i pari i SBASHK, Rrahman Jashari ka thënë se nëse nuk kalohet Ligji grevat do jenë të pashmangshme.
“Po presim me gëzim që vendimin e Kushtetutës që Ligji i Pagave të jetë i zbatueshëm. I bëj apel Qeverisë të mos na kthej në janarin e vitit të kaluar dhe vendi të shkoj në bllokadë. Kam frikë se nëse vazhdohet kështu grevat do të jenë të pashmangshme”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...