Google ADS

City i jep lajmin e mirë Juves, gati ta shesë Jesus

12:11 | 4 Mars 2020
Arbresh Info

Manchester City është gati për ta shitur sulmuesin, Gabriel Jesus që është i kërkuar nga Juventus.

“Zonja e Vjetër” planifikon ta përforcojë sulmin, pasi Gonzalo Higuain me shumë mundësi do largohet në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Në kohën e fundit kanë shfaqur interesim tejet të madh për brazilianin, që shumicën e rasteve është rezervë te “Citiziens”.

Sipas Metro, City është gati për ta shitur Jesus i cili nuk ka arritur të zërë vendin e Sergio Aguero në formacionin e parë.

Vlera e brazilianit në Transfermarkt prek shifrën prej 80 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme