Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi dje se Serbia po vazhdon me fushatën për ç ‘njohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se “Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”.
Në këtë postim të Kurtit, një koment e bëri edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, duke i dhënë mbështetje propozimit të Kurtit për reciprocitet.
“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger.
Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlant...
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...
Seanca për tre terroristët për sulmin në Banjskë, Hoti: Gjyk...
Nën masa të rrepta sigurie, nis gjykimi ndaj tre terroristëv...
Drejtoresha e shkollës në Prishtinë lajmëron nxënësin në pol...