Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic është duke u kërkuar përsëri nga Manchester United.
Kroati në kohën e fundit ishte shumë i lidhur me kalimin të “Djajtë e Kuq”, ku shihet si zëvendësuesi adekuat i Paul Pogba, transmeton portali arbresh.info.
Rakitic nuk është i kënaqur me minutazhën te Barcelona dhe gjiganti katalunas mendon ta shesë në fund të sezonit, ndërsa në pozitën e tij të transferojë Fabian Ruiz nga Napoli.
Në garë për Rakitic mbetet edhe Atletico, transferim të cilin thuhet se mesfushori e ka dashur që të ndodhte gjatë janar.
Mirëpo, ende nuk dihet nëse skuadrat do të paguajnë vlerën prej 29 milionë euro që kërkon Barcelona./arbresh.info.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”