Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga kjo pozitë.
Këtë ai do ta bëjë zyrtare posa të konfirmohet John Ratcliffe në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Inteligjencës, transmeton portali arbresh.info.
Grenell duket se do të mbetet vetëm i dërguar i posaçëm presidencial në dialogun Kosovë-Serbi.
Grenell njoftoi Shtëpinë e Bardhë për vendimin e tij pasi Presidenti Donald Trump emëroi Ratcliffe si Drejtorin e ardhshëm të Inteligjencës Kombëtare.
Grenell është parë gjithashtu gjerësisht si ambasadori i preferuar i Trump për shkak të përpjekjeve të tij agresive për të përparuar axhendën e presidentit jashtë shtetit./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...