Google ADS

Serbia nuk e ndal fushatën kundër Kosovës

08:23 | 4 Mars 2020
Arbresh.info

Pavarësisht heqjes së pjesshme të tarifës ndaj produkteve serbe, Serbia po vazhdon fushatën agresive kundër shtetësisë së Kosovës. Të martën zyrtarë serbë proklamuan se Sierra Leone është shteti i 18-të që ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, mirëpo kjo gjë u mohua nga institucionet kosovare. E përderisa shefi i Qeverisë Albin Kurti i bëri thirrje BE-së dhe SHBA-së ta dënojnë këtë rast, asnjëra palë nuk reagoi, shkruan sot gazeta Zëri.

Serbia edhe gjatë të martës vazhdoi fushatën agresive për çnjohje të shtetësisë së Kosovës, ani pse kryeministri i Kosovës Albin Kurti javën e kaluar kur hoqi pjesërisht tarifën 100% ndaj produkteve serbe kërkoi nga shteti serb ta ndalojë këtë fushatë. Pavarësisht kësaj, përfaqësues të institucioneve serbe dje njoftuan se shteti afrikan Sierra Leone është vendi i tetëmbëdhjetë me radhë, i cili ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Këtë gjë e konfirmoi shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, por e mohoi i pari i Ministrisë së Jashtme të Kosovës Glauk Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme