Google ADS

Orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve, e nisim dhe e mbyllim me Moldavinë

08:05 | 4 Mars 2020
Arbresh.info

Kosova i ka mësuar kundërshtarët sot pas shortit të hedhur në Amsterdam për Ligën e Kombeve.

Kosova është vendosur në Grupi C, dhe do të përballet me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me 3 shtator (e enjte) si mysafire ndaj Moldavisë dhe nis në ora 20:45, sikurse të gjitha ndeshjet tjera, shkruan UEFA.

Pas tri ditësh me 6 shtator (e diel), Kosova do ta pres Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e tretë do të jetë më 10 tetor (e shtunë) ku Kosova sërish do të jetë nikoqirë, kësaj radhe i Sllovenisë.

Pas tri ditësh me 13 tetor (e martë), Kosova do të udhëtojë për në Greqi.

Më 13 nëntor (e premte) Kosova do të jetë mysafirë i Sllovenisë, në një nga ndeshjet më interesante të këtij grupi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme