Një nënë në Kroaci, e cila vrau djalin e saj 3-vjeçar dhe më pas e hodhi trupin e tij në lumë, në afërsi të një porti, për të shkuar me pushime në Maqedoni, është dënuar me 33 vite burg.
Chiara Pasic, 33 vjeçe, u dënua për vrasjen e djalit të saj 3-vjeçar Denis, në prill të vitit 2018 dhe u burgos për plot 33 vite.
Në atë moment, avokatët e saj e dërguan çështjen për rigjykim në gjykatën e apelit, pasi pretendonin se dënimi i dhënë ndaj klientës së tyre, është i padrejtë.
Chiara akuzohet se e ka mbytur të birin, dhe më pas e hodhi trupin në afërsi të një porti, në qytetin bregdetar të Pulës.
Interesant është fakti që gruaja nuk ka qenë e vetme në këtë krim, por është ndihmuar nga një 15-vjeçare, e cila gjithashtu është dënuar me tre vite paraburgim të posaçëm për të rinjtë, në qytetin Pozega, në Kroacinë Lindore.
Adoleshentja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, mendohet se e ka mbuluar me jastëk fytyrën e vogëlushit duke e mbytur, ndërsa Chiara gjatë kësaj kohe i mbante shtrënguar këmbët dhe duart të birit që lëviznin pareshtur nga tmerri i përjetuar.
Më pas, ato e hodhën trupin e pajetë të të miturit në lumë.
Menjëherë pas vrasjes, 33-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka raportuar se i biri i kishte humbur, ndërsa për herë të fundit e kishte parë në një park aty pranë, duke lozur me disa fëmijë.
Policia nuk e besoi këtë version dhe me të gjithë insistimin e tyre, gruaja më në fund arriti të rrëfente të gjithë të vërtetën, shkruan “The Sun”./zhurnal/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...