Opinioni publik në Greqi ka shqetësime për mënyrën se si po trajtohen emigrantët që duan të hyjnë në këtë shtet.
Të përfshirë në mbrojtje të emigrantëve që duan të hyjnë në vend janë edhe shqiptarët.
Në studion e Euronews Albania, gjatë emisionit Ilva Now, ishte në një lidhje direkte Bledi Vrenozaj, shqiptari që jeton prej vitesh në shtetin helen ku edhe po lufton për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve të keqtrajtuar ditëve të fundit në Greqi.
“Gjendja në këto momente në kufirin grek dhe turk është jashtëzakonisht e keqe. Ne diskutojmë që sot të mblidhemi dhe të bëjmë një lëvizje, një marshim, duke bllokuar rrugët dhe duke pasur parulla në duart tona”, – tha Bledi Vrenozaj.
Vrenozaj shton se shqetësimi i organizatës kundër racizmit nuk lidhet vetëm me reagimin e shtetit grek, por edhe me reagimin e njerëzve që jetojnë në ishujt ku po përpiqen të zbarkojnë emigrantët.
“Jo vetëm në kufi, por edhe vetë qytetarët që ndodhen në këto ishujt po sillen shumë keq me emigrantët që po vijnë nga kufiri turk. Disa prej tyre nuk i lënë të zbresin nga gomonia, i kanë lënë me orë të tëra brenda në det. Aty më të shumtët janë fëmijë të vegjël dhe gra. Njëra prej tyre ishte dhe shtatzënë”, – tregon ai.
Ai thotë më tej se organizata kundër racizmit ka në pothuajse çdo qendër të Greqisë dhe se vihet re që ka një rritje të racizmit ndaj refugjatëve që vijnë nga kufiri i Turqisë gjë është bërë shumë shqetësuese.
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan