Kompania suedeze për prodhimin e makinave, Koengisegg, ka lansuar modelin e ri elektrik ‘Gemera’, i cili pritet të ketë një mori risish teknologjike në model.
Makina, siç mëson Top Gear, ka katër ulëse, mbajtëse të filxhanëve me kafe, ekrane në ulëset e përparme dhe të pasme, si dhe karikim të smartfonave nëpërmjet ‘Wi-Fi’.
Po ashtu, makina arrin përformanca të larta, gjegjësisht 1,700 kuaj-fuqi, duke e bërë që ajo të përshkojë nga 0 në 100 km në orë për vetëm 1,9 sekonda.
Vetë ndërmarrja suedeze po e përshkruan modelin e ri si “kategori të re të veturave”.
I pajisur me motor elektrik, ‘Gemera’ është në gjendje të përshkojë 50 km me një mbushje të vetme.
Koengisegg ka bërë të ditur se numri i njësive të këtij modeli do jetë 300, derisa çmimi standard për të do jetë 1,7 milionë euro. /Lajmi.net/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...