Google ADS

“Rinojeni” shtyllën kurrizore një herë në gjashtë muaj

23:21 | 3 Mars 2020
L G

A e dinit se shtylla juaj kurrizore ka nevojë për përkujdesje një herë në gjashtë muaj? A tregoheni i kujdesshëm për shëndetin tuaj aq sa tregoheni për mirëmbajtjen e veturës?

Shtylla juaj kurrizore përbën bazën e sistemi të lëvizjes. Ajo është një organ dinamik, shoqëruese e çdo hoj lëvizjeje, tensionimi emocional dhe gëzimi.

Shtylla kurrizore është baza e sistemit tuaj skeletor dhe muskulor. Çdo qelizë është e informuar gjithçka që ndodh në trup dhe trupi është i informuar për çdo qelizë. Parë nga aspekti anatomik, fijet nervore të dala nga truri zgjaten përgjatë kanalit të shtyllës kurrizore dhe shkojnë deri në organe duke marrë informacionin e dëshiruar.

Me ndihmën e këtij rrjeti informativ, çdo sinjal i dalë nga një qelizë apo ind kalon në sistemin qendror. Çdo sinjal i sistemit qendror kalon te çdo organ apo ind.

Nëse shtylla kurrizore nuk është aq e shpejtë sa duhet apo vihet re një lloj gëlqerosje në të, atëherë shfaqet një lloj presioni në qelizat nervore. Për shkak të humbjes funksionale në degët nervore tek organet, te muskujt dhe kyçet shfaqet një lloj pamjaftueshmërie e shoqëruar me dhimbje dhe pasivitet.

Ky çrregullim me kalimin e kohës u hap rrugë sëmundjeve kritike si diabeti, hipertensioni, problemet me veshkat etj.

Ndërkohë që shtylla kurrizore përpiqet të përshtatet me problemin ekzistues, sistemi skeletor dhe muskulor mund të bëhet shkak i bllokimit të kyçeve për të mbështetur lëvizjen dhe sistemin ekuilibrues. Kjo prishje në sistemin muskulor dhe skeletor mund të sjellë pasoja të pariparueshme.

Çdo njeri mund të kontrollojë shtyllën e tij kurrizore një herë në 6 muaj, në mënyrë që të diagnostikojë më herët problemet e qëndrimit apo dhimbjet të cilat përsëriten shpesh.

Nëse një pjesë e shtyllës kurrizore preket nga një sëmundje, e gjithë shtylla kurrizore e ndjen dhimbjen. Fatkeqësisht sot në botë janë të pakët mjekët të cilët kontrollojnë me imtësi shtyllën kurrizore apo ndihmojnë në kurimin e saj.

Çdo mjek sheh problemet e disqeve të shtyllës kurrizore dhe të thotë nëse ke nevojë apo jo për operacion. Por nëse para operacionit mund të bëheshin ndërhyrje më të thjeshta, atëherë do të eliminohej fare mundësia e operimit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme