Euroambasadori Samuel Zhbogar e përfundoi me punën e vet dhe tani është radha e vendeve anëtare.
“Vendi juaj përfundoi me detyrën e vet, duke zbatuar të gjitha reformat, duke përfshirë këtu edhe miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, kështu që tani është radha e vendeve anëtare”, tha Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të kënaqura nga metodologjia e bisedimeve kështu që priten reforma të reja rreth miratimit të metodologjisë së re deri në Samitin e BE-së më 26 mars, kur do të bisedohet për miratimin e një vendimi për nisje të bisedimeve për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Zhbogar thotë se BE nuk dëshiron ta përsërisë Samitin e tetorit dhe nuk do të mund të lejojë edhe një takim të Këshillit Evropian pa vendim për nisje të bisedimeve.
Për gjendjen e sistemit gjyqësor, Zhbogar thotë se problemi me gjyqësinë është te politike dhe jo te gjyqësia.
“Përderisa politika nuk ndërhyn ë gjyqësi, mendojmë se institucionet gjyqësore mund në mënyrë të rregullt të funksionojnë”, tha Zhbogar.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...