Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup janë testuar tre pacientë.
“Rezultatet e tre udhëtarëve janë negative. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë, ku dy kanë ardhur nga Italia dhe një nga Spanja”, thuhet në njoftim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sot, kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vizituan vendkalimin kufitar në Tabanoc, si vendkalim kufitar që frekuentohet shumë dhe ku vinë udhëtarë nga Italia veriore.
Filipçe njoftoi se të gjithë pjesëtarët e MPB-së dhe Doganat po menaxhojnë mirë me situatën dhe se në mënyrë të plotë respektohet kontrolli e udhëtarëve.
Spasovski dhe Filipçe bënë apel deri të gjithë ata që udhëtojnë në Maqedoni që të përgjigjen në mënyrë të saktë në pyetësor për shkak se në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin personal dhe kolektiv.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...